Inspektorat i Policisë i Kosovës, përmes një shkrimi, ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor për shkak të përfshirjes në një aksident në trafik.
Siç njoftohet nga IPK-ja, policit i janë shqiptaru 48 orë paraburgim.
“Pasi që ka ndodhur aksidenti, vozitësi ka dërguar për tretman mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë.
Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik” nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.” – shkruhet aty.

Tutje, IPK-ja ka njoftuar se zyrtari policor është suspenduar.
“Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna.” – shkruhet tutje në njoftimin e IPK-së.




