Në përvjetorin e 26 të sulmit të dytë mbi Familjen Jashari në Prekaz, Komuna e Skenderajt sëbashku me Shoqatat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nderojnë sakrificen sublime të Familjes Jashari.
Postimi nga Kryetari Nura:
“Sot, bashkë me drejtorët e Komunës dhe udhëheqësit e Shoqatave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj, nderojmë sakrificën e Familjes Jashari, në përvjetorin e 26 të sulmit të dytë, duke i bërë ballë edhe një herë në vazhdimësinë e aksioneve policore e ushtarake serb mbi këtë familje emblematike shqiptare!
Lavdi trimave heronj të Familjes Jashari!”.





