spot_img

Komuna e Skenderajt fillon realizimin e projektit në rregullimin e shtigjeve të ecjes përgjatë bukurive malore të Kuqicës

spot_img
spot_img
spot_img

Komuna e Skenderaj nis ndërtimin e shtigjeve të ecjes në bukuritë malore të Kuqicës, projekt i cili shtrihet për 22 kilometra dhe ka si pikënisje shtegun e shenjëzuar.

Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me klubin bjeshkatarisë “Nomads”, duke përfshirë edhe Kotorrin dhe Radishëvën, me synim të zhvillimit të turizmit malor.”

Njoftimi nga kryetari Nura:

📍 Sot po promovojmë një projekt tjetër që gjithashtu ishte pjesë e premtimeve tona, ky për ndërtimin e shtigjeve të ecjes përgjatë bukurive malore të Kuqicës, me shenjëzimin e shtegut, ku edhe është pikënisja e këtij projekti të gjatë 22 kilometra, që po realizohet bashkë me klubin bjeshkatar Nomads, i cili përveç Kuqicës, përshkon edhe Kotorrin dhe Radishëvën, si pika të identifikuara për të zhvilluar turizmin malor, për të vazhduar me hapat tjerë në kuadër të këtij projekti, atë të ndërtimit të bujtinave mes këtyre bukurive të rralla natyrore.
❄️🗻🏠✅

Lajmi i fundit
LAJME TJERA