Sot, shënohet 25 vjetori i masakrës së Reçakut ku ranë për të mos vdekur kurr 45 civil të pafajshëm mes tyre pleq dhe fëmijë.
I pranishëm në Reçak, për ti ndëruar të rënët ishte edhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i cili tha se gjaku i gjithë dëshmorëve dhe martirëve që ranë në tërë Kosovën, u bë themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, për të nderuar sakrificën e 45 civilëve të pafajshëm të cilët u vranë e u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë.
Gjaku i tyre, i gjithë dëshmorëve dhe martirëve që ranë në tërë Kosovën, u bë themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Lavdi të rënëve të 15 janarit 1999 në Reçak!
SL





