spot_img

Biznesmeni Burim Piraj i ndan subvencion 1000 euro punëtorit që u bë me fëmijë

spot_img
spot_img
spot_img

Pronari i MEKA Halal Food Burim Piraj ka njoftuar se një punëtor i tij është bërë me fëmijë.

Kështu që atij i është ndarë një subvencion i premtuar nga kompania.

Piraj përmes një postimi ka njoftuar se ky është punëtori i shtatë që është subvencionuar nga kompania për lindjen e fëmijës.

“Ndihem i lumtur që sot e kemi shpërblyer me 1000 EURO fëmijën e shtatë (7) të lindur që nga marrja e vendimit për subvencionimin e lindjes së fëmijëve të punëtorëve të punësuar në MEKA HALAL FOOD!
E lusim Zotin që të lindin me qindra!
Zoti e bekoftë Kosovën!” ka shkruar Piraj.

Ndryshe Burim Piraj më shumë se një vit më parë kishte marrë vendim që të ndajë nga 1000 euro për secilin punëtorë që lind një fëmijë ndërsa  2000 euro për ata që lindin binjakë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA