Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një grua në Rahovec, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka nodhur në Rahovec, të martën rreth orës 22:10 dhe është raportuar nga viktima, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. thuhet në njoftim.




