spot_img

Pensionohet mësuesja Vezire Obri, e cila për shumë vite dha kontribut tëpashoq në arsim

spot_img
spot_img
spot_img

Pas Shërbimit të Përkushtuar në Arsim, Mësuesja Vezire Obri gjatë ditës së sotme është pensionuar.

Pas një karriere të pasur në arsim, mësuesja Vezire Obri, e njohur për kontributin dhe përkushtimin e saj në fushën e edukimit, sot është pensionuar.

Me një përvojë të gjatë dhe një ndikim të madh në shkollat ku ka punuar, Obri u nderua për përkushtimin dhe pasionin e saj për arsimimin e brezave të rinj.

Njoftimin për pensionin e mësueses Vezire e ka bër faqja e shkollës në të cilën ka punuar “Fehmi dhe Islam Kastrati” në Kishnarekë:
Urime pensionimi mësuesja Vezire Obri!
Pas shumë vitesh punë të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, mësuesja Vezire Obri e përmbylli karrierën e saj.

Gjatë karrierës së saj, mësuesja Vezire Obri, nuk kurseu mundin dhe vullnetin e saj për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e reja, prandaj mori shum lëvdata dhe mirënjohje nga drejtoria, kolegët dhe nxënësit për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i ka arritur gjatë procesit mësimor.

Ju urojmë shëndet e pensionim të mbarë!
Me respekt stafi :
SHFMU “Fehmi dhe Islam Kastrati”-Kishnarekë

Lajmi i fundit
LAJME TJERA