spot_img

FC Feronikeli 74 ndanë rrugët me trainerin Djengis Redjepi

spot_img
spot_img
spot_img

Pas një periudhe bashkëpunimi, FC Feronikeli 74 ka ndarë rrugët me trajnerin, Djengis Redjepi.

Kjo ndarje është bërë e ditur sot nga vet traineri. FC Feronikeli 74 ka falënderuar Redjepi për kontributin dhe përkushtimin gjatë kohës së tij në drejtim të ekipit.

Drejtuesit e klubit po e vlerësojnë dhe po shqyrtojnë kandidatët e mundshëm për të zënë vendin e trajnerit.

Ndërkohë, Redjepi është shprehur i lumtur për kohën që ka kaluar me FC Feronikeli 74 dhe ka uruar ekipin për sukseset e ardhshme.

Njoftimi i plotë nga Redjepi:

FC Feronikeli 74 ndanë rrugët me trainerin Djengis Redjepi

I dashur opinion, dua të ju njoftoj se prej sot nuk jam më pjesë e klubit të Feronikelit 74′.

Në takimin e sotëm me kryetarin e klubit, m’u kërkua që ta mbyllim bashkëpunimin, unë këtë e pranova pa hamendje.

Për mua, më e rëndësishme është se klubi pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor, është në mesin e tabelës dhe shumë më afër skuadrave që garojnë për dalje në Evropë, se sa ato që janë në luftë për ekzistencë!

Ekipit të Feronikeli 74′ i dëshiroj shumë suksese në vazhdim të kampionatit.

Me respekt!
Xhengis Rexhepi

Lajmi i fundit
LAJME TJERA