Alban Veseli nga Drenasi, një djalë me talent të jashtëzakonshëm në basketboll.
Ai karrierën e filloi qysh në moshë të re, dhe me punë dhe pasion, u bë një yll në fushën e basketbollit në vendin tonë.
Duke shkëlqyer dhe impresionuar me performancën e tij në kampionate lokale, Alban u njoftua nga një skuadër profesioniste. Ai u bë pjesë e një ekipi të madh, duke treguar talentin dhe aftësitë e tij ndeshje pas ndeshjes.
Karriera e tij e shkëlqyer shpërtheu me tituj dhe shfaqje të mrekullueshme në kupë dhe kampionat të Kosovës. Albani ishte një udhëheqës i ekipit, një shembull i vërtetë i punës dhe përmbajtjes, duke frymëzuar brezat e rinj me shembullin e tij të përkushtimit.
Albani ishte pjesë e disa ekipeve të Kosovës.
Veseli karrierë ka ndërtuar te klubet e mëdha si Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, Golden Eagle Ylli, Rahoveci, PC Prizreni.
Në kulmin e suksesit të tij, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm në arenën e basketbollit profesional, Alban Vesili vendosi të përmbyllë karrierën e tij.
Ai këtë vendin e bëri publik në profilin e tijë në Facebook:
Momente të mrekullueshme me shumë mund e sacrificë, djersë, lot gëzimi e hidhërimi, përplot 20 vite aktivitet të kurorëzuar me 10 tituj kampioni e përmbyllin zyrtarisht karrierën time sot.
I lumtur dhe tejet i përmbushur që isha bashkëautor në arritjen e këtyre titujve në Basketbollin Kosovar dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Andaj, është një vendim jo aq i lehtë për t’u jetësuar sot pas dy dekadash karrierë,por mendoj se ka ardhur koha e duhur për t’u larguar nga loja aktive në parket.
Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në rrugëtimin tim në basketboll, përgjithmonë falenderues tifozëve të dashur, ju falenderoj përzemërsisht për përkrahjen. Faleminderit të gjithë trajnerëve e klubeve ku unë kam dhënë kontributin tim të pa kursyer.
Falënderim i veçantë i dedikohet të gjithë atyre që janë përfshirë në karrierën time ndër vite, kemi krijuar kujtime të paharrueshme së bashku dhe kam krijuar miqësi të përjetshme me secilin prej jush, nder me meritoret per keto suksese jane trenerat Fikret Shatri dhe Arben Krasniqi.
Për fund por të parët nga rëndësia janë Familja ime, janë njerëzit më të afërt që ishin arsye kryesore e çdo suksesi, të cilëve ju jam falenderues e mirërnjohës përjetësisht, Faleminderit Prindërve të mi, në mënyrë të veçantë Babait tim inkurajuesit më të madh që kam takuar dhe nga i cili gëzoj çdo arritje të jetës time.
I juaji,
Alban VESELI
AV8





