spot_img

Nura: Ne marrim përsiper t’i kryejmë edhe punët e Qeverisë së Kosovës

spot_img
spot_img
spot_img

Kryetari  i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura tha se komuna e tij po kryen punët të cilat i takojnë nivelit Qeverisë.

Këtë reagim ai e bëri në Facebook, në lidhje me asfaltimin e rrugës në hyrje të Skënderajt.

Nura tha se se për këtë projekt u detyruan të çonin deri në fund të gjitha mundësitë financiare.

“Në këtë kohë kur kemi një pjesë të infrastrukturës publike të dëmtuar nga vërshimet e janarit të këtij viti dhe telashe tjera nga kjo fatkeqësi.
Mirënjohje për të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion, për durimin e treguar gjatë kohës kur rruga ishte duke u punuar!”, shkroi ai.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA