Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti ka vizituar Nasim Haradinaj pas lirimit të tij nga Gjykata Speciale.
Theksojmë se Nasim Haradinaj është liruar dje nga Gjykata Speciale.
Me të mbërritur në vendlindje ai është pritur nga bashkëvendësit dhe bashkëluftëtarët e tij.
Ekipi i lajmi.net ka qëndruar në odën ku u prit Haradinaj. Aty shihet se të gjithë e kanë mirëpritur lirimin e tij, dhe vet ai shihet goxha i lumtur.
Lirimi i tij është bërë me vendim të presidentes së Dhomave të Specializuara, Katarina Trendafilova.
- Advertisement -