spot_img

E rëndë: Polici Festim Kurti qëllon veten me armën e shërbimit

spot_img

Ditën e sotme një shtetas 50-vjeçar, Festim Kurti, që ka qenë punonjës policie, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit në banesën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha” dhe 50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë /Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në Tiranë

/Euronews Albania/

Lexo edhe:  “Fjalët kanë qenë po ata ma të mirët na shkun në Hagë”, qytetari arsyetohet pse Komorani s’u bë komunë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x