Një lajm i trishtë ka tronditur familjen Kastrati dhe të gjithë të afërmit e tyre, pas ndarjes tragjike nga jeta të trevjeçares Adea Kastrati.
Lajmi për vdekjen e vogëlushes ka sjellë dhimbje të madhe, ndërsa familjarët dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit të dielën, më 29 nëntor.
Varrimi i saj do të bëhet në orën 13:00, në fshatin Obrançë të Podujevës.





