Drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Tectigon Academy për trajnimin e mësimdhënësve dhe nxënësve në fushën e inteligjencës artificiale (AI).
Sipas Durakut, në këtë trajnim do të përfshihen 50 mësimdhënës dhe 100 nxënës të klasave të 11-ta dhe 12-ta nga shkollat e Komunës së Skenderajt.
Trajnimet do të fokusohen në njohjen dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në arsim, me qëllim të avancimit të aftësive digjitale dhe integrimit të teknologjisë në procesin mësimor.
Duraku ka falënderuar themeluesin e Tectigon Academy, Erion Prokshi, për bashkëpunimin.




