spot_img

Policia ndalon një veturë në Skenderaj, i gjen të dyshuarit një pistoletë me gjashtë fishekë

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë, së bashku me gjashtë fishekë, gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj.

Sipas njoftimit të Policisë, arma është gjetur te një person i dyshuar, gjatë realizimit të detyrave policore nga patrulla në terren.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA