Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në fshatin Arllat të Drenasit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 10 nëntor 2026, rreth orës 09:00, kur pas një mosmarrëveshjeje, një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër të mitur.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Lëndim i rëndë trupor”.





