spot_img

Kërcënohet një grua në Skenderaj, i dyshuari ish-bashkëshorti i motrës së saj

spot_img
spot_img
spot_img

Një grua në Skenderaj ka raportuar në Polici se ka pranuar mesazh kërcënues përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 20:00.

I dyshuar për kanosjen është ish-bashkëshorti i motrës së viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA