Komuna e Skenderajt po shqyrton mundësinë e themelimit të një dege të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në këtë komunë.
Për këtë çështje, nënkryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Arbër Geci, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj shoqate, Mentor Malokun, dhe anëtarë të tjerë të saj.
Gjatë takimit është diskutuar për mundësinë e hapjes së degës në Skenderaj, si dhe për procedurat dhe hapat institucionalë që nevojiten për realizimin e kësaj ideje.
Sipas Komunës, themelimi i kësaj dege do të ndihmonte në rritjen e kapaciteteve për kërkim dhe shpëtim, si dhe në reagimin më të shpejtë në raste emergjente.
Komuna ka bërë të ditur se do të mbështesë iniciativa të tilla që synojnë rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve.





