Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Vushtrri, kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë në një protestë paqësore të enjten, më 5 nëntor, në sheshin “Hasan Prishtina”, te parkingu i Komunës, duke filluar nga ora 12:00.
Sipas njoftimit, protesta organizohet si reagim ndaj Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj lidhur me ish-krerët e UÇK-së. Organizatorët theksojnë se kjo datë shënon gjashtë vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ftesa u është drejtuar familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, familjeve të martirëve civilë, ish-të burgosurve politikë dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë.
Përmes kësaj proteste, organizatorët synojnë të shprehin solidaritetin me ish-krerët e UÇK-së dhe kërkesën e tyre për drejtësi, dinjitet dhe respekt ndaj historisë së luftës çlirimtare.
Në njoftim janë përfshirë edhe thirrjet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”.




