Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është goditur me veturë nga një person tjetër në Drenas.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 20:20.
Viktima, mashkull kosovar, pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.





