spot_img

IPK-ja nis hetimet ndaj të gjithë zyrtarëve policorë që trajtuan rastet e Arlinda Zekajt

spot_img
spot_img
spot_img

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur veprimet hetimore ndaj trajtimit nga Policia e Kosovës të të gjitha rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u vra disa ditë pasi kishte kërkuar zbatimin e urdhrit për mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Në një përgjigje për gazetën Insajderi, IPK-ja ka konfirmuar se veprimet hetimore po zhvillohen me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit.

Këto hetime përfshin edhe togerin Faruk Muqolli i cili u dëgjua në incizimet e publikuara së fundmi në media duke iu drejtuar Arlinda Zekajt me fjalët “Jemi lodhë”.

Sipas IPK-së, hetimet kanë për qëllim të verifikojnë veprimet dhe procedurat e ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të Arlinda Zekajt.

“IPK-ja do të shqyrtojë edhe të gjitha shqetësimet e ngritura në media lidhur me veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës, përfshirë, por pa u kufizuar, komunikimin me viktimën, kohën e reagimit dhe trajtimin e secilit raportim që ndërlidhet me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Inspektorati ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi do të vlerësohet nëse veprimet policore kanë qenë në përputhje me ligjin dhe procedurat përkatëse, si dhe nëse ka përgjegjësi eventuale individuale apo institucionale.

“Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale”, thuhet më tej në përgjigje.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA