spot_img

Vdekje e dyshimtë në Skenderaj? Policia nis hetimet, trupi dërgohet për obduksion

spot_img
spot_img
spot_img

Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës në Skenderaj, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 28 tetor 2026, rreth orës 22:40, në rrugën “Fazli Grajqevci” në Skenderaj.

Viktima, mashkull kosovar, është dërguar me autoambulancë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, por kishte mbërritur pa shenja jete.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA