spot_img

Sot varrosen motër e vëlla të vrarë në Livoç të Ulët të Gjilanit

spot_img
spot_img
spot_img

Sot, e diel në orën 15:40 në Pozheran të Vitisë, do t’u jepet lamtumira e fundit Nafije e Egzon Bugujevci, të cilët mbetën të vrarë dy ditë më parë në Livoç të Ulët të Gjilanit, kështu bëhet e ditur në një postim në Facebook nga “Pozhoran”.

Të premten, dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, pasi dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga një burrë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar pas ngjarjes. Viktimat që kanë ndërruar jetë janë bashkëshortja e tij dhe vëllai i saj, ndërsa i plagosur ka mbetur djali i axhës së bashkëshortes.

Policia ka bërë të ditur se në 2 vende të ngjarjes janë sekuestruar 4 fishekë, 21 gëzhoja dhe 5 predha. Brenda veturës së të dyshuarit është sekuestruar edhe një pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Për këtë armë, sipas policisë, i dyshuari kishte leje të skaduar.

NJOFTIM MORTOR:

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët se janë ndarë nga jeta motër e vëlla:

EGZON BUGUJEVECI

NAFIJE BUGUJEVECI

Varrimi i të ndjerëve do të bëhet nesër, më 11 tetor 2026 (e diel), në ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.

Zoti i shpërbleftë me Xhenet dhe familjes u dhëntë sabër e forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Të pikëlluar: Familja Bugujevci.

U prehshin në paqen dhe mëshirën e Zotit.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA