spot_img

Ish-ushtari i UÇK-së që u rrah në protestë, e denoncon rastin në IPK: Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë

spot_img
spot_img
spot_img

Ish-ushtari i UÇK-së, Gazmend Bytyçi, është paraqitur në Inspektoratin Policor të Kosovës, ku ka paraqitur rastin për siç thotë ai, dhunën e ushtruar mbi të nga disa pjesëtarë policorë gjatë protestës në Prishtinë.

Të njëjtit i quajti “huliganë në uniformën e Policisë”, teksa tha se ky huliganizëm për të është i papranueshëm.

Bytyçi gjithashtu shprehu besim në Institucionet e vendit dhe në trajtimin e rastit.

Postimi i plotë:

Askush mbi shtetin!

Sapo paraqita rastin në Inspektoratin Policor për ata policë që ushtruan dhunë mbi mua dhe mbi protestuesit e tjerë.

Unë besoj në shtetin tim!

Unë besoj në policinë time!

Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë.

Këtë shtet e kemi krijuar me gjak, nëse është e nevojshme, do ta mbrojmë me gjak.

Rroftë Republika e Kosovës!

Lajmi i fundit
LAJME TJERA