spot_img

Dy gra dyshohet se rrahën një grua në Nekoc të Drenasit, njëra dërgohet në mbajtje

spot_img
spot_img
spot_img

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar të hënën në fshatin Nekoc të Drenasit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:05, ku dy gra të dyshuara kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Policia ka bërë të ditur se, pas intervistimit, njëra nga të dyshuarat me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA