spot_img

Haradinaj: Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë

spot_img
spot_img
spot_img

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ngritur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti lidhur me kontratën për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me qymyr nga Kosova.

Haradinaj ka deklaruar se për këtë çështje kishte paralajmëruar edhe më herët, duke e cilësuar si “krim të ri” ndaj pasurisë së Kosovës.

“Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga KEK-u që ta bëjë publike kontratën, përfshirë vlerën e shitjes së qymyrit, si dhe shumën që Kosova paguan për energjinë elektrike të importuar nga Maqedonia e Veriut.

Haradinaj ka kritikuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka qenë “direkt i involvuar” në këtë proces.

Sipas tij, çështja nuk duhet të kalojë në heshtje dhe qytetarët duhet të kenë të qartë se sa po paguhet për energjinë dhe për sa po shitet pasuria energjetike e Kosovës.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA