Një person ka humbur jetën mëngjesin e së hënës pasi është goditur nga treni që po nisej nga stacioni i Pejës.
Burime e “Jepi zë” brenda InfraKos tregojn se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, kur viktima dyshohet se ndodhej e shtrirë në binarë në momentin e nisjes së trenit.
Rrethanat e rastit ende nuk janë sqaruar, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar mbi motivet apo natyrën e rastit.





