Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fatmir Dervishi, ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm e ka nisur me një takim miqësor me ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala.
Dervishi ka theksuar se, ndonëse Shala është tërhequr nga kandidatura në këto zgjedhje, kontributi i tij atdhetar dhe profesional për qytetarët dhe shtetin mbetet i çmuar dhe vazhdon të jetë i pranishëm edhe sot.
“Sot, kafen e mëngjesit e pimë bashkë me Ferat Shalën, ish-deputetin e disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës. Ndonëse është tërhequr nga kandidatura në këto zgjedhje, kontributi i tij atdhetar e profesional, si për qytetarët, ashtu edhe për shtetin, vazhdon edhe sot”, ka shkruar Dervishi.
Ai ka vlerësuar lart mbështetjen e Ferat Shalës, duke e cilësuar atë si një figurë me peshë dhe autoritet brenda PDK-së.
“Mbështetja nga një profil si ai i Ferat Shalës, për mua ka rëndësi dhe domethënie të veçantë. Faleminderit Profesor e së bashku na qoftë rruga e mbarë për një Kosovë më të mirë e pa kriza”, ka shtuar Dervishi.
Kandidati i PDK-së me numrin 48 ka vazhduar aktivitetet e tij elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke kërkuar mbështetje për programin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
#PDK125 #FatmirDervishi48





