Shkrimtari nga Kosova, Gëzim Aliu u nderua me çmimin “Jakov Xoxa” për edicionin 2025-2026.
Juria e këtij viti drejtohej nga akademiku Rexhep Qosja bërë përzgjedhjen e tij para se të ndahej nga jeta pak ditë më parë.
Agron Xoxa u shpreh: “Merita i takon një njeriu të jashtëzakonshëm, një të tejdituri, një largpamësi, sikurse është Rexhep Qosja”.
Në ndër të Qoses, të pranishmit në aktivitet mbajtën një minutë heshtje.
Në këtë edicion, u vlerësuan veprat e 35 krijuesve të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. Ky çmim që mbështet dhe motivon autorët e rinj, nderon dhe një ndër romancierët më të rëndësishëm të shekullit XX, që biri, Agron Xoxa, e kujton me emocion si krijuesin që i jepte shpirt personazheve që krijonte.
“Në këtë veprimtari që në bosh ka emrin e Jakov Xoxës, si një nga emrat e rëndësishëm të kujtesës sonë kolektive. Kënaqësia ka të bëjë me faktin që një emër i rëndësishëm i së djeshmes, nderon një emër të së sotmes. E kam fjalën për vazhdimësinë”, tha Arta Marku./Top Channel/





