spot_img

Tërdevci: Gllobari s’është vizituar nga asnjë kryeministër para Kurtit, rasti i sotëm i izoluar

spot_img
spot_img
spot_img

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Drenasit nga Lëvizja Vetëvendosje, Egzona Tërdevci, ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme në Gllobar, ku një qytetar refuzoi t’i japë dorën kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës për nderimin e dëshmorëve dhe martirëve.

Ajo theksoi se para mandatit të Kurtit, Gllobari nuk ishte vizituar nga asnjë kryeministër në përvjetore, duke e cilësuar këtë si një ndryshim të rëndësishëm në trajtimin e këtyre ngjarjeve.

Tërdevci u shpreh se kryeministri Kurti ka qenë dhe mbetet i mirëpritur në secilin fshat të Drenasit, ndërsa e cilësoi rastin e sotëm si të izoluar.

“Një rast i izoluar i dikujt që nuk është as i fshatit tonë nuk na përfaqëson as Gllobarin si fshat, e as Drenasin si mendësi”, deklaroi ajo.

Sipas saj, sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve mbetet e shenjtë dhe do të vazhdojë të nderohet përherë, pavarësisht sjelljeve individuale.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA