Një ngjarje tragjike është regjistruar sot rreth orës 12:55 në lagjen “Mirëdita”, ku një zjarr në një banesë ka rezultuar me tre viktima, përfshirë dy fëmijë.
Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Ai tha se zjarri ka qenë shkaktar i vdekjes së babait dhe dy fëmijëve të tij.
Tutje Policia ka bërë të ditur se menjëherë pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.
Brenda banesës janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore – një i rritur dhe dy të mitur – të cilët janë transportuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar vdekja e tyre.
Zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për dëme apo pasoja të tjera në objekte përreth.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e kësaj ngjarjeje tragjike./Zëri





