Ka ndërruar jetë mërgimtari, Shefqet Gashi, nga Kryshefci i Skenderajt.
Ai tani e disa dekada veprontë dhe jetontë në Shtet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin për vdekjen e tij, e ka dhënë vëllau i Shefqetit, Asamblisti i Kuvendit Komunal në Skenderaj, Abdulla Gashi.
“NJOFTIM. Të dashur shokë, miq dhe dashamirë, Ju njoftoj se pas një semundje të rëndë, sot, më 03.04.2026, ka ndërruar jetë vëllau ynë i dashur Shefqeti i cili ka jetuar në SHBA.Për varrimin ju njoftojmë me kohë.Allahu e mëshiroftë dhe e pranoftë në Xhenet!Amin!”, ka shkruar Gashi ne facebook.





