spot_img

Aksion policor në Drenas, tre persona nën dyshime për materiale të abuzimit seksual të fëmijëve

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë identifikuar si të dyshuar për veprën penale që lidhet me materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas raportit policor, rasti është evidentuar më 21 shtator 2026, rreth orës 06:30, në Prizren dhe Drenas.

Gjatë veprimeve policore, si prova materiale janë sekuestruar tre telefona.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për t’u paraqitur në intervistim.

Policia ka bërë të ditur se rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore./DrenicaOnline/

Lajmi i fundit
LAJME TJERA