Emisari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshme të presidentes Vjosa Osmani se Administrata Trump është Administrata për pro-kosovare që kur vendi ka shpallur pavarësinë.
Grenell ka thënë se “Osmani po gënjen”, duke thënë se ajo bashkë me Kurtin kanë qenë një “ekip i tmerrshëm”.
Sipas Grenell, Osmani do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike.
“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell.

https://x.com/richardgrenell/status/2031378886949478806?s=46&t=8IM_Lp7JgCE8mluLl2t4sw





