Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në mëngjes gjatë kontrollit në shtëpinë e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, në Skenderaj, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë, municione e uniforma ushtarake.
Sipas raportit të policisë janë konfiksuar: një armë gjysmë automatike, një pistoletë, dy karikatorë, 77 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pushkë gjuetie me 17 fishekë, uniforma të ndryshme ushtarake, tri thika luftarake, një rrethore e fishekëve, dy rripa dhe pjesë tjera të uniformave të ish-Jugosllavisë.
Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.





