Me pikëllim të thellë është bërë e ditur se sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur, Sadedin Prekazi.
I ndjeri vlerësohej si artist i përkushtuar, i cili me talentin, pasionin dhe përulësinë e tij la gjurmë të çmuara në skenën artistike dhe në kujtesën e publikut. Përveç kontributit në art, ai kujtohet nga të afërmit dhe miqtë si burrë shembullor, baba i dashur dhe gjysh i përkushtuar, që jetoi me dinjitet, mirësi dhe dashuri për familjen.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 12:00 në varrezat e Dragodan Cemetery.
E pamja do të mbahet tri ditë pas varrimit, në Hotel Grand Prishtina, nga ora 09:00 deri në 17:00.






