Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe një delegacion zyrtar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë arritur sot për vizitë në qytetin e Mitrovicës.
Gjatë kësaj vizite, pritet të shqyrtohen mundësitë për investime të huaja në këtë qytet, me fokus të veçantë në sektorin e shëndetësisë, përfshirë projektin e spitalit, si dhe investime të tjera me karakter humanitar.
Nga institucionet është theksuar se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe paraqet një mundësi të rëndësishme për zhvillimin lokal dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Mitrovicës.





