Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë periudhës 19.12.2025 – 02.02.2026, një mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa të huaja.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





