Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në Komoran të komunës së Drenasit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 26 janar 2026 një person ka raportuar se persona të panjohur i kishin vjedhur veturën e tij nga servisi ku e kishte lënë për riparim. Rasti dyshohet se ka ndodhur më 23 janar 2026.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin e të dyshuarve.





