Lokali që u rrënua sot në Mitrovicë, është i vëllait të ish-shoferit të Kadri Veselit

spot_img
spot_img
spot_img

Sot Komuna e Mitrovicës rrënoi një objekt pranë Stacionit të Autobusëve, me arsyetimin se ishte ndërtuar pa leje.

Bageri sot paradite rrafshoi gjithçka ishte aty.

Siç mëson gazeta, lokali ishte në pronësi të vëllait të ish-shoferit të Kadri Veselit.

Po ashtu, mësohet se ky ndërtim kishte nisur me leje, por pas zgjedhjeve teksa pushteti po bartej nga Bedri Hamza tek Faton Peci, kjo leje u anulua.

Kujtojmë se veprimi erdhi disa ditë pas paralajmërimit të kryetarit Faton Peci për rrënim të ndërtimeve pa leje.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA