spot_img

Vjedhje në Komoran, grabiten armë zjarri nga një shtëpi private

spot_img
spot_img
spot_img

Në fshatin Komoran të Drenasit, të dielën më 18.01.2026 rreth orës 12:15, është raportuar një rast i vjedhjes me thyerje në një shtëpi private.

Sipas njoftimit zyrtar, persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një mashkulli kosovar, ku dyshohet se kanë vjedhur një armë zjarri dhe një revole me gaz, për të cilën pronari nuk posedonte leje.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri gëzhoja fishekësh. Me vendim të prokurorit kompetent, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA