spot_img

Babai e rrah e bënë për spital vajzën në Skenderaj, arrestohet nga policia

spot_img
spot_img
spot_img

Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten në Skenderaj, rreth orës 18:00.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje familjare, një vajzë është sulmuar fizikisht nga babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia njofton se të gjitha palët e përfshira në rast janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA