spot_img

Dhuna në familje në Drenas, arrestohet i dyshuari pas sulmit ndaj bashkëjetueses

spot_img
spot_img
spot_img

Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten mbrëma në Drenas, rreth orës 19:30.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje, një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër kosovare me të cilën kishte bashkëjetuar. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA