Policia e Kosovës ka njoftuar se më 15.01.2025, rreth orës 13:00, në qytetin e Drenasit janë arrestuar pesë persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, të mitur, nën dyshimin për përfshirje në një rrahje.
Sipas raportit policor, të dyshuarit dyshohet se kanë sulmuar dy viktima, gjithashtu meshkuj kosovarë dhe të mitur. Si pasojë e lëndimeve të marra, njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po vazhdojnë.




