Ura e Shtrubullovës, afër rrethit në Drenas, është në rrezik shembjeje pas vërshimeve të fundit.
Si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga uji, kalimi mbi urë paraqet rrezik për qytetarët. Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka vendosur shirita sigurie, duke ndaluar qarkullimin deri në një njoftim të radhës.
Qytetarët luten të shmangin këtë zonë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.





