Aksident i rëndë trafiku është regjistruar sot në fshatin Gjergjicë të Drenasit.
Sipas informacioneve fillestare, një veturë ka dalë jashtë rrugës, ndërsa raportohet se disa persona kanë pësuar lëndime të rënda. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës si dhe ekipet e emergjencës, të cilat po ofrojnë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rastin.




