Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka publikuar listën e tij me 5 kandidatët e preferuar për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje! për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në mesin e kësaj pesëshe, Mushkolaj ka përfshirë edhe kandidaten nga Drenasi, Egzona Tërdevci, e cila po zhvillon fushatën e saj në terren me angazhim dhe prezencë të fuqishme.
Përzgjedhja e Tërdevcit në listën e Mushkolajt shihet si një vlerësim politik dhe publik për kandidaturën e saj, duke e pozicionuar atë si një prej emrave me mbështetje dhe vëmendje në opinion.
Lista e tij përfshin pesë kandidatë nga VV, ndër ta edhe Egzona Tërdevci, e cila garon me numrin 59.






