spot_img

42 aksidente me të lënduar – Më shumë se 1400 tiketa të shqiptuara vetëm në 24 orët e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Dita e djeshme në trafikun e vendit u shoqërua me mjegull të shumtë, që rriti rrezikun e ngasjes në trafik.

Gjendja jo e mirë klimatike dhe, deri diku, pakujdesia bënë që në trafikun e Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit, të ndodhin 42 aksidente trafiku me të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.

Krahas kësaj, edhe numri i gjobave ishte i lartë; gjithsej u shqiptuan 1454 tiketa.

20 persona u arrestuan dhe 6 u ndaluan në mbajtje.

PDK
Lajmi i fundit
spot_img
LAJME TJERA