Kandidati i PDK-së, Prof.ass.Dr. Bashkim Gllareva u konfirmua si kandidati më i pranueshëm në listën e PDK-së në fshatrat Abri e Epërme, Tërdec dhe Baicë.
Numri 59 i PDK-së është fryma e re që qytetarët e vlersojnë me admirim, shkruan DrenicaSot.
Postimi:
Sot mora një mbështetje shumë të rëndësishme nga qytetarët e Abrisë së Epërme, Tërdecit dhe Baicës, të cilët konfirmuan përkrahjen e tyre për PDK-në dhe mua si kandidatin përmes të cilit do të ngrisin zërin për nevojat e tyre.
Jam mirënjohës për besimin, fjalët e sinqerta dhe energjinë pozitive që mora nga këto fshatra. Kjo mbështetje më obligon edhe më shumë që të punoj me përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi për zhvillimin e secilit vendbanim.
Bashkë do të ecim përpara, për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Faleminderit nga zemra!






