spot_img

Ferat Shala: Prishtina, Tirana dhe Shkupi u bashkuan në një zë për drejtësi për çlirimtarët

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Prishtinë, Tiranë dhe sot në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Përmes një postimi publik, Shala ka theksuar se këto qytete janë mbuluar nga ngjyrat kuq e zi, duke u shndërruar në simbol të unitetit dhe krenarisë kombëtare. Sipas tij, protestat kishin një thirrje të vetme: drejtësi për çlirimtarët.

“Rrugët jehojnë nga zëri i popullit, sepse këto protesta kanë vetëm një qëllim – drejtësinë. Drejtësi për çlirimtarët tanë, të cilët sot po përballen me akuza që shtrembërojnë të vërtetën e shenjtë të luftës së UÇK-së”, ka shkruar Shala.

Ai ka theksuar se nga çdo trevë ku flitet shqip, shqiptarët po bashkohen për të mbështetur ish-udhëheqësit e luftës, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke kërkuar një proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent.

“Pas tyre qëndron një popull i tërë. Sepse liria ka emër, dhe ai emër është UÇK”, ka përfunduar Shala.

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA